“I fikte cigaren në trup për qef Xhisielës !”/ Rexhep Rraja sot në Apel, kërkon lirinë
24-vjeçari Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, do të dalë sot para Gjykatës së Apelit të Tiranës për të kërkuar lirinë.
Ai e depozitoi kërkesën për lirim nga paraburgimi në datën 8 tetor, kërkesë kjo që do të merret në shqyrtim sot në seancën e orës 10:30.
Shpresa Becaj është gjyqtarja e cila do të vendosë nëse Rrajës do t’i jepet ose jo liria.
Hetimet janë ende të hapura për këtë çështje që kryesohet nga prokurorja Mirela Kapo.
Kujtojmë se Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator për “Përndjekje” të ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Në deklaratat e saj të fundit, Maloku është shprehur se ka dhënë dëshmi të rreme pasi ishte shtyrë nga xhelozia dhe se ai nuk e ka dhunuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



