E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Daily Mail publikoi kushtet skandaloze ku jetonin, shpëtohen kafshët në kopshtin zoologjik të Fierit
Lajme

Daily Mail publikoi kushtet skandaloze ku jetonin, shpëtohen kafshët në kopshtin zoologjik të Fierit

Dje  media britanike Daily Mail publikoi një shkrim rreth kushteve mjeruese në të cilat qëndronin kafshët në kopshtin zoologjik të Fierit.

“Safari Park Zoo”, kopshti zoologjik privat vitet e fundit ka marrë shpesh denoncime nga mediat vendase për shkak të trajtimit që u bëhet kafshëve. Mirëpo u desh një shkrim në Daily Mail që të reagonin autoritetet.

Shkrimi tregonte se si një luan i kequshqyer mezi qëndronte në këmbë për shkak edhe të syrit të infektuar. Kafshët e tjera si zebra, ujku apo ndonjë dre jetonin në kushte të tmerrshme higjenike dhe pa ushqim.

Pas këtij denoncimi policia e shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët të cilat tashmë janë vënë nën kujdesin e Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve.

Nuk dihet ende se ku do të strehohen dhe si do të mbahen këto kafshë por të shpresojmë se do të kenë kushte më të mira se aty ku ishin.

Postimi i minisrit të Mjedisit Blendi Klosi:

Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.