E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE/ Si u arrestua Stresi, në pranga në dhomën e hotelit me…
Lajme

DETAJE/ Si u arrestua Stresi, në pranga në dhomën e hotelit me…

Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga efektivë të policisë të Tiranës për armbajte pa leje.

Burime nga policia thanë se reperi është ndaluar teksa ishte në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj, është gjetur edhe një pistoletë, shtuan të njëjtat burime. Kjo ka bërë që “Stresi” të vihej në pranga dhe ndaj tij të ngrihet akuza e armëmbajtjes pa leje.  Pas ndalimit në hotel, është transportuar në komisariatin numër 4 në Tiranë, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi I policisë për vajzën:

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.”

Arresimi i reperit ka ardhur pas hetimeve disa mujore, shkruan Panorama.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Kujtojmë se reperi u fejua në fillim të këtij viti me të dashurën e tij Keisi, por u nda nga ajo tre muaj më pas ndonëse kishte organizuar një dasmë madhështore në Santorini, e cila nuk u realizua kurrë

stresi-1449359714-77147041_1505915345-5351645

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Ndërsa disa muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.