E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto me Blendi Fevziun, kush është krimineli nga Elbasani që u arrestua sot?
Lajme

Foto me Blendi Fevziun, kush është krimineli nga Elbasani që u arrestua sot?

37-vjeçari Elton (Kastriot) Kila është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Elbasanit, pas një urdhër-arresti të lëshuar për të nga autoritetet italiane,

Kila ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Pescaras, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Zyrtarisht mësohet se Elton Kila është ndaluar për t’u ekstraduar në Itali.

Mbi të rëndojnë akuzat për kryerjen e  veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.

Nga një vështrim i thjeshtë në rrjetet sociale vihet re lehtësisht jeta luksoze e 37-vjeçarit shqiptar mes makinave të shtrenjta si Lamborghini e Ferrari, por edhe pushime në vendet më ekzotike në botë.

Kila vihet re në praninë e Blendi Fevziut, me të cilin, me shumë mundësi, ka realizuar një foto gjatë kësaj vere, në Jalë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.