VIDEO/ Luana Vjollca sulmohet në mes të emisionit
Moderatorja Luana Vjollca ka publikuar një video të pazakontë në Instagramin e saj ku zbulon edhe momentin e sulmit nga Ermal Mamaqi.
Moderatori i ‘Xing me Ermalin’ është një nga të ftuarit e saj në emisionin e radhës ‘Shiko kush luan’ dhe nuk është prezantuar aspak ‘miqësisht’.
Në video, Mamaqi me një paruke në kokë ka shtrirë në tokë drejtuesen e emisionit, Luana Vjollcën, menjëherë pas futjes në studio.
Ky veprim ka shkaktuar mjaft të qeshura në radhët e publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



