E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani publikon një video: Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja!
Publik News

Ylli Manjani publikon një video: Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja!

Ylli Manjani ka publikuar një pamje të kryeministrisë, natën. Shënimi i tij: “Nuk mbyllen kazinotë pa u mbyllur Kryekazinoja! Kauçuku vezullues është ftesë e përhershme për të luajtur bixhoz…”

Gjatë ditëve të fundit, Manjani ka qënë më shumë se kritik ndaj vendimit të qeverisë e veçanërisht të kryeministrit Edi Rama për pretendimin se pas datës 1 janar, me mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve, ato do të zhduken plotësisht si fenomen. Ai e ka konsideroi këtë “mbyllje” thjesht mashtrim nga ana e qeverisë, pasi synimi është që ato t’u kalohen “duarve të tjera”.

Më 15 tetor 2018, Manjani  e konsideroi çështjen e mbylljes së lojërave një mashtrim nga qeveria. Manjani shkroi: “Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!! Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani… Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të. Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti… Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.