Policia aksion për kapjen e Lul Berishës, flet avokati: Prokuroria nuk kishte..
Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij ka reaguar për News 24.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë, gazetarja Klodiana Lalau shpreh se kishte arritur të komunikojë me avokatin e Berishës, Detar Hysi i cili e ka quajtur të paligjshëm ‘bastisjen e policisë’. Hysi është kontaktuar nga familjarët e Lul Berishës të cilët të shqetësuar pretendojnë se policia ka mësyrë dhe ushtruar kontroll në banesën e tij në Durrës. Avokati thotë se policia nuk ka pasur mandat për të ushtruar kontroll. Po ndërkohë nuk jep detaje për vendndodhjen e klientit të tij. Sipas informacioneve nga Prokuroria dhe Policia ai mund të ketë ikur jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



