E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista /TURP! Ardit Gjebrea, Noizy, Erion Veliaj, ja lista e plote e tradhtareve qe moren para nga ish ministri grek Kotzias
Lajme

Lista /TURP! Ardit Gjebrea, Noizy, Erion Veliaj, ja lista e plote e tradhtareve qe moren para nga ish ministri grek Kotzias

Prej disa ditësh lajmi se Greqia ka shpenzuar miliona euro përmes fondeve sekrete për të paguar mediat e gazetarët shqiptarë me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre po bën shumë bujë dhe ka tensionuar edhe njëherë situatën në vend. Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se: “Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm.”

I pyetur më tej nga gazetarët ai është shprehur se: “Paratë e shtetit Grek kanë filluar të futen në Shqipëri që pas luftës së Kosovës, pasi shërbimet e fshehta greke zbuluan se ata që mbeshteten shqiptaret në atë luftë po përgatiteshin me zbulimin e personazheve ushtarake, pjesëmarrës në atë luftë që më vonë u përdoren dhe po përdoren si politikanë si në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Frika se këto grupe te financuar nga qeveri te ndryshme mund te krijonin edhe Ushtri per te kerkuar territor në dem te Greqise, pershembull çamët, ketu ka fill edhe ajo qe ne sot njohim si shteti i Çamerise dhe fillesat i ka me ushtrine Çlirimtare të Çamërise e cila u ideua pikërisht që në 1999 dhe u shfaq për here të parë ne vitin 2005 nën udhëheqjen e Festim Lato, i cili është sot President i Çamërisë, Hisen Berisha, kryetar Balli Kombëtar, Mirsad Ndrecaj i vrarë gjatë luftimeve me ushtrinë maqedonase të Veriut në atë që njihet si Incidenti i Kumanovës ./korrieri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.