“Janë shkarkuar drejtues në rrethe”, zbulohet axhenda e Kryesisë së PS, Spiropali: Kemi kërkuar…
Spiropali bëri me dije përballë medias se u është kërkuar të gjithë drejtuesve në rrethe të rrisin prezencën në territor, çështje kjo që do jetë pjesë e diskutimit.
Po ashtu konfirmoi se disa drejtues në rrethe janë shkarkuar, por tha se lista do të bëhet publike shumë shpejt.

Deklarata e Spiropalit
Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.
Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje.
Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor.
Cilët janë kryetarët që janë shkarkuar?
Nuk e kam listën këtu, por natyrisht që do të bëhet publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



