E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe flet për kërcënime por Ahmetaj i vendosur për të mbyllur lojrat e fatit
Politikë

Braçe flet për kërcënime por Ahmetaj i vendosur për të mbyllur lojrat e fatit

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka ritheksuar sot ne fjalen e tij ne Komisionin e Ekonomise, se 31 dhjetori është afati i fundit për lojerat e fatit dhe per kete ceshtje nuk do te kete me kthim pas.

ahmetaj

Sipas ministrit, administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve.

 

 

Ahmetaj ka sqaruar edhe gjithe opinionin publik, se “Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtës, zero!”.

Sipas tij, me kete vendim qe do te zyrtarizohet shpejt, qeveria ka me vete qytetaret e vendit.

“Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit, tha Ahmetaj.

Deputeti i PS flet për kërcënimet: U bënë nga segmente të lojërave të fatit

Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, gjatë diskutimit të lojërave të fatit, ka folur edhe një herë për kërcënimet që ka marrë ai dhe kolegët e tij.

Sipas tij, ai dhe kolegët e tjerë në Komisionin e Ekonomisë, janë kërcënuar, por sërish nuk janë tërhequr nga nisma e tyre.  Braçe duke falënderuar Kryeministrin dhe Ministrinë e Financave tha: Kemi marrë kërcënime nga segment të caktuar të lojërave të fatit, por nuk u ndalëm”

 

“Ja ku janë nuk u ndalën”, tha Braçe duke falënderuar kolegët e tij.

erjon brace

Më tej shtoi: Kam vetëm në moment që dua ta ndaj këtu me ju barrën fiskale të lojërave të fatit për buxhetin e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.