E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e gazetarit, Trump ashpërson tonet: Në telashe të mëdha, kushdo që e organizoi
Bota

Vrasja e gazetarit, Trump ashpërson tonet: Në telashe të mëdha, kushdo që e organizoi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se përgjigjja e Arabisë Saudite ndaj vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë përpjekja më e keqe në histori për të fshehur të vërtetën.

trump

Trump tha për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që e organizoi komplotin “duhet të jetë në telashe të mëdha”.

 

 

SHBA-ja u përball me presion të madh për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Arabisë Saudite – aleate kyçe e saj.

Arabia Saudite ka ofruar raporte kundërthënëse për fatin e Khashoggit, banor i SHBA-së dhe kontribues në gazetën Washington Post.

Pas disa javësh këmbënguljeje si ai është i gjallë, autoritetet saudite thonë tani se Khashoggi, 59 vjeç, ka vdekur pas një përleshjeje që ka ndodhur pasi ka vizituar konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara “do t’i dënojnë përgjegjësit” dhe se do t’i anulojnë vizat për 21 të dyshuar të identifikuar.

Në një intervistë të veçantë për gazetën Wall Street Journal, Trump përmendi përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të lartë sauditë në vrasjen e Khashoggit, por tha se nuk beson se mbreti saudit, Salman, ka pasur njohuri paraprake për krimin. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.