Pas mbylljes së lojërave të fatit, Rama lajmëron nismën tjetër: Tani do mbrojmë femijët nga alkoli
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Twitter ka treguar se qeveria po punon për betejën kundër tregtimit të alkoolit tek ata që janë nën 18 vjeç.
Rama ndër të tjera shkruan se “dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër”.

POSTIMI I PLOTË
Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



