E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu nga Berati vdes në Urgjencë, fajësohet mjekja
Lajme

I riu nga Berati vdes në Urgjencë, fajësohet mjekja

Një djali i ri i cili u paraqit në spital nën efektin e lëndëve narkotike,ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta, ndërsa për ngjarjen ka nisur një procedim penal ndaj mjekes që kuroi 31-vjeçarin.

Ditën e djeshme Marinel Veleshnja, është paraqitur në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm pak minuta më vonë ndërroi jetë. Familjarët e të riut akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm. Kështu, ka nisur një procedim penal ndaj mjekes së repartit, Arjola Xheblati, 29-vjeçare.

Pas denoncimit nga familjarët, policia ka sekuestruar si provë materiale kartelën mjekësore të 31-vjeçarit dhe autopsinë që u krye në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Çështja është dërguar për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit. Burime nga spitali i Beratit bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në gjendje të rëndë në urgjencë, dhe dyshimet janë se mund të ketë qenë “overdozë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.