Vetingu për politikanët/ Salianji braktis mbledhjen: S’duam më teatër për qytetarët, për ta…
Deputeti I PD, Ervin Salinaji është larguar pak pas nisjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për Vetingun në politikë, drejtuar nga Vasilika Hysit.
Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se vetingu i politikanëve është një proces që s’duhet shtyrë asnjë moment më shumë, duke shtuar se akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë.
Pasi përfundoi fjalën e tij, Salianji ka zgjedhur që të largohet nga salla .
Më pas edhe kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka pohoi se është pro nisëm së PD-së për vetingun.
“E shoh me interes nismën e PD. Ne parim jemi dakord me propozimin për veting për të gjithë ata që heqin dorë nga statusi i qytetarit e thjesht e kërkon pozicione publike”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



