E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infermieri i Urgjencës Bardhi tregon aksidentin e mbajtur sekret: Mjeku i ambulancës theu krahun
Lajme

Infermieri i Urgjencës Bardhi tregon aksidentin e mbajtur sekret: Mjeku i ambulancës theu krahun

Prej kohësh është thënë që autoambulancat në vendin tonë janë të vjetra dhe duhet një ristrukturim i tërë i rrugëve për urgjenca.

Ditën e sotme infermieri i Urgjencës së Tiranës,Frrok Bardhi ka rrëfyer se si disa ditë më parë një autoambulancë me një mjek dhe një infermier në Tiranë është aksidentuar. Sipas tij aksidenti është mbajtur sekret dhe se problemet e urgjencave të publikuara në raportin e KLSH, janë vetëm maja e ajsbergut.

Bardhi tregoi:

Bëhet fjalë për një ambulancë e cila është më e mira nga ambulancat që ekzistojnë në urgjencë. Aksidenti ka ndodhur me datë 21 të këtij muaji në orën 23:00 në Rrugën e Kavajës. Është marrë një i sëmurë me shqetësime të epilepsisë dhe është vënë në makinë për ta dërguar në spital. Gjatë rrugëtimit mjeku e infermieri kanë qëndruar pas. Aksidenti ndodhi në rrugën e Kavajës. Më vjen shumë keq për mjekun A.D., që ka thyer krahun. Është mjeku i tretë që në harkun kohor të këtij viti thyen krahun në automjetet e urgjencës së Tiranës. Infermieri me inicialet R.C., ka dëmtuar kraharorin dhe sipas të dhënave që kam janë në regjim shtrati ndërsa pacienti nga forca goditëse e autoambulancës për fat të keq është përplasur në llamarinat e autoambulancës dhe ka pësuar dërmishtje të kokës dhe është gjakosur. Askush nuk do të bëjë aksident. Autoambulancat e urgjencës së Tiranës, janë jashtë çdo lloj funksioni minimal për të lëvizur. Kanë 15 vite që punojnë, që në kohën e Nanos, me ambulancën e QSUT, që pësoi aksidentin, është bërë një remont dhe figurojnë në fatura 5 mln lekë, por në të nuk është vënë gjysmë leku.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.