E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DOKUMENT/ Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish-ministrin Tahiri
Politikë

DOKUMENT/ Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për ish-ministrin Tahiri

Drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit  që ish-ministri i brendshëm dorëzoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  dosjen e plotë, pjesë të së cilës ka siguruar edhe ‘BalkanWeb’.

tahiri te ylli rakipi

Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

 

 

dokumenti3

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq.” -Thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias italiane.

dokumenti-i-tahirit

Në 19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentat e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.” Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias.

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias Italiane në dt. 27.10.2017. Me mbylljen e hetimeve në Itali, ish-ministrit të brendshëm i mbeten të hapura hetimet në Shqipëri afati i të cilave u shty së fundi deri në janar 2019.

BalkanWeb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.