E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mburojë e “Besos së Tajvanit” është Rama, pas Besos qëndron Olsi me mafien greke, qipriote dhe turke të bixhozit
Lajme

Mburojë e “Besos së Tajvanit” është Rama, pas Besos qëndron Olsi me mafien greke, qipriote dhe turke të bixhozit

Mafia shtetërore e komanduar përherë dhe vetëm, nga mafa e terrenit, ku “korren”  miliardat dhe ngrihen pasuritë e paluajtshme, çdo kërkesë të grupeve mafioze e bën Ligj të ri, VKM, Udhëzim, amendim dhe e propagandon me këmbëngulje e bujë, si zhvillim social-ekonomik, me interes për popullatën.

Kështu veproi dhe Edi Rama, me ligjin për mbylljen e biznesit të basteve, duke e paraqitur, si “mbrojtje të ekonomive të familjeve të varfëra”, kur me koncesionet e tij mafioze, ka krijuar një borxh aq të madh, sa nuk do ta shlyejnë dot, as 30 breza shqiptarësh.

Ligji për  mbyllejn e basteve sportive, nuk është ligj social, në favor të komunitetit, por skemë e mafies shqiptare e rajonale, që ka kapur, komandon dhe ka krijuar e ka futur në gjirin e saj dhe “Familjen mafioze Rama” e cila, ka si mbikqyrës dhe tutor në Shqipëri, Beson e Tajvanit dhe Gaz Demin, dy “këpushat e mafies”, që pasi lanë hadutëritë e xhepave e shtëpive, po ushqehen dhe pasurohen, duke u ngjitur në “prapanicat” e çdo kryeministri.

Kush e lejon, të ushtrojë aktivitet bixhozi, kazinonë e Besos së Tajavnit, në qendër të Tiranës dhe të bëjë reklamë në faqen e tij elektronike, në internet, në FB dhe me super-reklamë ndriçuese, në pjesën publike ballore të lokalit e disa agjenci sportive, kur Ligji i mbylljes së lojrave të fatit, ka hyrë në fuqi, qysh ditën e votimit në kuvend, më 25 tetor 2015?

Kush e lejon kompaninë “Bast-Arena” të mafies turke-qipriote-malteze, të kontrolluar në Shqipëri nga Olsi, Gaz Demi e “Xhuxhi”, që të vazhdojë aktivitetin e basteve elektronike brenda e jashtë Shqipërisë dhe, reklamën publike të biznesit, kur ligji ka hyrë në fuqi?

Përse nuk verifikohet “statusi” penal në vendet e orgjinës dhe në Shqipëri, i ortakëve të Kazino-Tajvani në qendër të Tiranës, të quajtur Filipos Spyropoulos dhe Emmanouil Mavrikakis, por lihen të lirë, të bëjnë edhe “biznese” të tjera me vëllzërit, sekserët, trafikantët, kriminelët dhe administratorët e penalizuar të Besos?

Pra, përse nuk i thuhet shqiptarëve dhe përse kryeministri pjesë e monopolit të bizhozit dhe ortak në vjedhje milirdash të naftës me Beson e Tajvanit, po pengon organet e anti-krimit, për të zbuluar nga nga janë ortakët e Besos?

A janë Filipos Spyropoulos dhe Emmanouil Mavrikakis, emrat real të tyre dhe me çfarë “bisnesesh” të tjera merren në Shqipëri, mbas çfarë logosh i kanë regjistruar, ç’lidhje kanë me tatimet dhe ministrin Ahmetaj, për anën e telekomunikimit sekret, më botën e “bizneseve” të tjera Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi?

Me çfarë bisnes “ilaçesh për mendje e energji”, merren në Greqi, Turqi, Qipro, Prof. Konstitucionalist Filipos Spyropoulos dhe Dr. Emmanouil Mavrikakis dhe çfarë i lidh, me “Regency Casino-Tirana” dhe personalisht, me Beson e Tajvanit?

Ndërsa “CV” e  Besnik Sulajt (Besos) dihet, mbasi kryeministri Rama e ka mbi tavolinë, sepse Besnik Sula është “klient historik”, i skeduar në dosjet e agjencive kombëtare e ndërkombëtare të anti-krimit, si kapobandë e trafikut të drogës, mashtrimit fiskal, trafikut të naftës “Virgjine”, të shitur si naftë të përpunuar, të trafikut të femrave, të krijimit në Shqipëri, të “bijave” (PANAHOR) të kompanive të huaja offshore, të mashtrimit 22 herë, të bankave me “kredi të zeza” me kolaterale false, të mashtrimit të 1100 naftëtarave për pagat, por siç e di kryeministri Rama, ka “ca letra” edhe për “pakëz” trafik armësh, me “bosët” azerbajxhanas… Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.