Skandali, Basha: Ja afera 15 milion euro e kompanisë kroate të lidhur me Olsi Ramën
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar publikimin e disa skandaleve të reja që do të prekin qeverinë Rama. Në një konferencë dhënë për mediat Basha tha se ka një tender të marrë nga ana e një kompanie kroate në shkelje me ligjin, vetëm për shkak të lidhjes me Olsi Ramën.
“Ka një kompani kroate që ka marrë tender kundër ligjit, për shkak se është e lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën. Kjo kompani e fitoi garën në kufijtë e shifrës limit të tenderit.
Kjo është një aferë e re korruptive e qeverisë: një tender prej 15 milionë eurosh dhënë një kompanie kroate, tender që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.
Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret.
Në deklaratën e tij, Basha ka thënë se kjo aferë ka patur edhe përfshirjen e një ish-zyrtarje kroate në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



