Petrit Vasili jep dorëheqjen nga kreu i LSI
Petrit Vasili jep dorëheqjen nga kreu i LSI
“Dorëheqja ime që LSI të jetë më aktive në opozitë, për çështje organizimi”, ka deklaruar Vasili i cili doli forcë e tretë në këto zgjedhje ku LSI mori 18 mandate në rang kombëtar. Megjithatë Vasili do të dalë në një konferencë për mediat në orën 14:00.
Në 5 korrik do zhvillohet konventa zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri ndërsa nuk dihet ende nëse Vasili do rikandidojë për të rimarrë kreun e LSI apo do të kemi të tjera kandidatura mes të cilave përflitet edhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës e cila aktualisht mban postin e zv.kryetares së LSI. Deri në votimin e zgjedhjes së kryetarit, postin e kreut të LSI do e mbajë pikërisht zonja Kryemadhi.
Vasili u zgjodh si kreu i LSI në 3 maj të këtij viti gjatë Konventës Kombëtare të LSI, ndërsa zv/kryetare e kësaj force politike u zgjodh Monika Kryemadhi.
Këto ndryshime erdhën pas emërimi të Ilir Metës në krye të Presidencës. LSI drejtohej nga Meta prej më shumë se 13 vjetësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



