E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U njoftua se vdiq në hotel , por gruaja nga Kosova vdiq brenda vaskës me ujë termal në llixhat e Elbasanit
Lajme

U njoftua se vdiq në hotel , por gruaja nga Kosova vdiq brenda vaskës me ujë termal në llixhat e Elbasanit

Një grua nga Kosova ka ndërruar jetë ditën e sotme, teksa kishin shkuar për të pushuar në ujërat termale të llixhave të Elbasanit.

Fillimisht u tha se gruaja u gjet pa jetë nga i shoqi, i cili shqelmoi disa herë derën e dhomës për ta nxjerrë bashkëshortin prej andej, por të tjera detaje japin qytetarët

Njëra prej tyre, e cila jeton dhe punon prej kohësh në këtë zonë në Elbasan, bën me dije se çifti ka qenë në vaskat termale dhe gruaja ka ndërruar jetë brenda në vaskë.

Siç u mësua më vonë, edhe burri i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas dëshmitares së shkak i vdekjes së tyre mund të jetë bërë sasia e madhe e squfurit në banjën termale, çka sjell atakun kardiak.

Ajo shprehet:

Çifti ka qenë duke bërë banjë me ujë termal dhe gruaja ka vdekur kur ka qenë brenda në vaskë. Sa për informacion, në momentin që je brenda në vaskë me ujë termal, squfuri ndikon në trupin e njeriut duke e bërë të djersitë dhe zemra pushon.
Kjo ndodh në moment dhe nëse nuk gjendet doktor aty, personi ka shumë mundësi të vdesë. Kjo është ajo që ka ndodhur edhe në ngjarjen e cituar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.