E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shqiptari 21 vjeçar dhunon karabinierët italianë të cilët e kapën me drogë. Emri
Lajme

FOTO/ Shqiptari 21 vjeçar dhunon karabinierët italianë të cilët e kapën me drogë. Emri

Një 21-vjeçar shqiptar arrestohet nga karabinierët në Foggia, Itali, pasi shpërndante lëndë narkotike afër shkollave. Sipas medieve italiane, mësohet se në pranga përfundoi Emiljan Broshka.

Mësohet se, gjatë patrullimit në zonë, policia pikasi të riun shqiptar duke i dhënë “diçka” një tjetër djali në sheshin “Puglia”, i cili nisi menjëherë tymosjen.

I riu, i dyshuar për dorëzimin e dozës së substancës narkotike, u ndoq në një distancë. I vetëdijshëm për praninë e policisë, ai u përpoq të ikte por u ndalua në të njëjtin shesh. Ai reagoi në mënyrë agresive ndaj policisë duke i dhunuar fizikisht.

Gjatë transportimit për në makinë, Broshka hodhi në tokë një zarf. Përpjekja e ngathët për të hequr qafe drogën nuk ka qenë e suksesshme, pasi policia gjeti paketimin që përmbante tetë doza prej 10 gram marihuanë. Në xhepa u gjetën edhe paratë që vërtetojnë aktivitetin e jashtëligjshëm.

Policët pas arrestimit njoftuan plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas formaliteteve në stacionin policor, ai u vendos në arrest shtëpie në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.