“Dako duhet të arrestohet pa vonesë”, PD: Ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit, vërtetohet nga…
Partia Demokratike me anë të deputetit Flamur Noka, ka akuzuar edhe sot kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon.
Sipas PD, Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jëtë në burg!
DEKLARATA E FLAMUR NOKËS
Deklarata e Dakos është mashtrim i plotë, sic provohet nga një përgjim tjetër i prokurorisë që publikoi emisioni “Të paekspozuarit’.
Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale, siç mashtron ai.
Përgjimi i prokurorisë i publikuar dje nga “Të paekspozuarit”, pjesë e dosjes 339, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.
Ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me numrin dy të bandës së Avdylajve dhe gatishmërinë dhe garancinë për t’i mbaruar punë bandës.
Në këmbim, bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar zgjedhës për llogari të tepsisë së Edi Ramës.
Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Cdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët.
Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.
Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.
Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.
Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.
Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.
Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



