E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanabizimi i Shqipërisë, pse Saimir Tahiri fsheh të vërtetën e tmerrshme për Ramën dhe Kokëdhimën
Politikë

Kanabizimi i Shqipërisë, pse Saimir Tahiri fsheh të vërtetën e tmerrshme për Ramën dhe Kokëdhimën

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli edhe një herë para shqiptarëve duke mos thënë asgjë. Kur të gjithë prisnin të rrëfente të vërtetën tronditëse për kanabizimin e Shqipërisë, Saimir Tahiri foli vetëm për makthet e tij, për padrejtësitë dhe tradhtitë, duke u kapur pas varkës Berisha-Meta. Është e vërtetë që Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe lukunia e tyre e hajdutëve janë simboli i padrejtësisë, poshtërsisë, plaçkitjes, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, por shqiptarët presin nga Saimir Tahiri të vërtetën e kanabizimit të Shqipërisë, i pranuar tashmë nga vetë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Shqiptarët dhe Perëndimi presin që ish-ministri i Brendshëm të gjejë guximin dhe të zbulojë nëntokën kriminale të qeverisë së Edi Ramës. Në rastin konkret, Saimir Tahirin nuk e ka betejën me dyshen Berisha-Meta, por e ka me Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet, i cili pasi e përdori për realizimin e interesave kriminale, i ktheu shpinën, madje duke paraqitur si parimor para ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve.

Nuk ka dyshime që Saimir Tahiri nuk është vetë arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, por ai thjeshtë mund të ketë zbatuar një vullnet të dikujt tjetër dhe çuditërisht vijon ta mbrojë këtë projekt. Vijon ta mbrojë në një kohë kur vetë qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë që në vitin 2017 projektit të kanabizimit.

Të thuash se kanabizimi i vendit u realizua pa urdhrin e Edi Ramës është si të thuash se Lulzim Basha vrau në 21 Janar pa urdhrin e Sali Berishës. Ndaj, Saimir Tahiri duhet t’u thotë shqiptarëve se kush janë arkitektët e kanabizimit të vendit, si u zbatuar plani dhe cilat ishin arsyet.

Ish-ministri duhet të rrëfehet, a i kanë shkuar në zyrë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima duke e urdhëruar për lejimin e kanabizimit të vendit?

A i kanë thënë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima se kanabizimi i Shqipërisë është e vetmja formë për të dalë nga kriza ekonomike, për të ulur deficitin buxhetor dhe zhvlerësimin e euros, për të shlyer më lehtësisht kreditë?

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpërdoroi dje një tjetër mundësi për t’u treguar shqiptarëve se cilët janë ministrat, deputetët dhe drejtorët e PS të përfshirë në projektin e kanabizimit.

Si janë pastruar paratë e kanabisit?

Kush është klani afër Edi Ramës që shantazhon dhe presionon Saimir Tahirin që mos flasë?

A është një oligark pranë Ramës, i afërt me Olsi Ramën, që e mban ish-ministrin nën presion të mos flasë për të vërtetën që hedh në erë qeverinë?

Apo Saimir Tahiri ka ende iluzionin se duke heshtur për rolin e Edi Ramës në kanabizimin e vendit, Edi Rama do të detyrohet që ta çlirojë nga akuzat e Prokurorisë?/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.