S’ka kandidat të ri/ Grupi i PS vendos, Sandër Lleshi do emërohet zv.ministër i Brendshëm
Partia Socialiste ka vendosur sot gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, që të mos tërhiqet nga emri i Sandër Lleshajt.
Edhe pse Presidenti nuk e dekretoi, Sandër Lleshaj do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, por kësaj here nga funksioni i Zv.ministrit të Brendshëm.
Gazeta “Panorama Online” e publikoi këtë vendim të Kryeministrit Rama që ditën e shtunë, kur Presidenti Ilir Meta vendosi të mos pranojë emrin e Sandër Lleshajt, me arsyetimin se nuk kishte krijuar besimin e plotë te kjo kandidaturë.
Precedenti
Rast konkret është Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili drejtohet nga zv.drejtori i Përgjithshëm, Helidon Bendo. Ky i fundit u propozua nga Edi Rama për të qenë drejtori i Përgjithshëm i SHISH, në vend të Visho Ajazi Likës, por Helidon Bendo sot e kësaj dite nuk ka marrë ende pëlqimin e Ilir Metës me dekret.
Si i tillë, Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, por nga pozitat e zv.drejtorit të Përgjithshëm.
E njëjta skemë pritet të ndiqet nga Kryeministri Rama edhe për Sandër Lleshin, i cili do të jetë drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, por nga funksioni i zv.ministrit. Pra me emërim direkt nga Kryeministri, por me rrogë më të ulët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



