E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas sherri personal LIVE në emision mes Fevziut dhe Flamur Nokës
Lajme

Plas sherri personal LIVE në emision mes Fevziut dhe Flamur Nokës

“Mos më trego përralla. Këtu nuk mund të bëni ju ca doni. Nuk ke të drejtë të flasësh. As njeri edhe Ramës ja kam mbyll mikrofonin. Mikrofoni mbyllet kujtdo që nuk dëgjon”.

Moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Fevziu i ka adresuar Nokës akuza se ai ka heshtur për krimin në  Elbasanit, ndërsa e ka ‘kërcënuar’ se disa mesazhe që ai ia çonte qeverisë.

Më tej Noka i është kundërpërgjigjur se Fevziu ia hoqi fjalën.

Por kjo situatë ka degraduar më tej, ku pasi Noka filloi të fliste ashpër Fevziu e paralajmëroi se do t’ua mbyllte prej vërteti mikrofonin, ashtu siç kishte bërë me Ramën, disa muaj më parë.

“Mos më trego përralla. Këtu nuk mund të bëni ju ca doni. Nuk ke të drejtë të flasësh. As njeri edhe Ramës ja kam mbyll mikrofonin. Mikrofoni mbyllet kujtdo që nuk dëgjon”.
Por,  gjatë replikave, Blendi Fevizu i është përgjigjur me ton të ashpër Flamur Nokës, duke e sfiduar që ti tregonte një rast kur ai kishte mbështetur qeverinë.
Madje debati ka shkuar më tej teksa, Fevziu ka thënë se deputetët e opozitës kanë sulmuar publikisht Fatmir Xhafën, ndërkohë që i dërgojnë mesazhe private.

Pjesë nga debati mes tyre:

Noka: Shumë po i bënë fresk Rilindjes, i ndërpreve fjalën opozitës

Fevziu: Nuk i ndërpreva fjalën opozitës por Flamur Nokës

Vëre çik mendjen në punë zotëri

Noka: Ty këtu të ka poshtëruar Saimir Tahiri

Fevziu: Ku? Ma thuaj???

Ma nxirr këtu të ma thuash. Pusho. Këtu rregullat i vendos unë

Noka: I ke hequr fjalën opozitës

Fevziu: Ti këtu nuk mban dot fjalim. Ti mos të kishe aleancë shtypin sot do ishe zi e më zi

More vesh apo jo, mua s’ ma mbyll dot gojën as ti as ndonjë tjetër

Rri mos të flas për mesazhet që i çoni qeverisë

Noka: Cilat mesazhe

Fevziu: Rri mos të flas për mesazhet që i çonit Fatmir Xhafajt

Ti nuk guxon të më përmendësh fjalën fresk mua

Noka: Vazhdo vazhdo

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.