E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i kërkoi të lexonte Kushtetutën, Rama tregon lëvizjen e fundit për dekretimin e Sandër Lleshit
Politikë

Meta i kërkoi të lexonte Kushtetutën, Rama tregon lëvizjen e fundit për dekretimin e Sandër Lleshit

Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit, Edi Rama ka lajmëruar se sapo ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Lleshit për Ministër të Brendshëm.rama lleshi

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”, shkruan Rama në Twitter.

Më herë Ilir Meta u shpreh se: Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për kushtetutën, të gjithë amatorëve do t’i ftoja të lexojë edhe një herë kushtetutën për kompetencat e presidentit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.