E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Mori peng ish-gruan, kush është i lushnjari i arrestuar
Lajme

EMRI/ Mori peng ish-gruan, kush është i lushnjari i arrestuar

Policia brenda 24 orëve kap autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zhamë ku shtetasi Marjus Musaku ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish bashkëshortes së tij.

Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën.

Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

•Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).

Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”, të parashikuara nga Nenet 110, 130/a/4, 25 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.