E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkoi azil politik, Gruevski po rri në vilën e kryeministrit hungarez?!
Bota

Kërkoi azil politik, Gruevski po rri në vilën e kryeministrit hungarez?!

Ish-kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski gjendet në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e televizionit 1TV, e cila po qëndron në Budapest, transmeton INA.

Siç bëhet e ditur, Gruevski po qëndron në vilën e kryeministrit Orban, ndërsa netët e fundit ka qëndruar në një hotel në kryeqendrën hungareze. Megjithatë ky lajm ka mbetur për tu konfirmuar zyrtarisht pasi është bërë i ditur nga informatorë të 1TV.  Viktor Orban është mbështetes dhe aleat i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE. Ai kishte shprehur hapur mbështetjen ndaj partisë opozitare maqedonase gjatë periudhës që ishte në pushtet, por edhe tani në opozitë, kur vetë Orban mbërriti në Shkup në zgjedhjet e fundit lokale për të shprehur mbështetjen për VMRO-DPMNE-në.

 

Gruevski dje bëri të ditur se është arratisur drejt Hungarisë, pas kërcënimeve që ka pasur periudhën e fundit. Ai ka theksuar se do të kërkojë azil politik, por do ti ngelet besnik kauzës për Maqedoninë.

Arratisja e tij pasoi pak ditë pasi që ishte shpallur vendimi për të vuajtur dënimin prej 2 viteve burg për rastin korruptiv “Tank” të hetuar nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz me vlerën prej 600 mijë euro, gjatë qeverisjes së kaluar. (INA)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.