E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria përjashton opozitën nga takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-BE
Politikë

Qeveria përjashton opozitën nga takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-BE

Qeveria përjashtoi për të dytën herë rradhazi opozitën nga përfaqësimi në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE.

Në takimin vjetor të Këshillit të Stabilizimit Asocimit Shqipëri-BE, që u mbajt sot në Bruksel, Shqipëria nuk pati përfaqësim bipartizan pasi asnjë prej përfaqësuesve të opozitës nuk kishte ftesë.

Në Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo,  i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesmarrja.

Në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike pati vendosur një standard sa i përkët përfaqsimit bipartizan, duke i dhënë vend të barabartë në tavolinën e këtij këshilli opozitës së atëhershme drejtuar nga Partia Socialiste.

Ishte Ditmir Bushati dhe deputetë të tjerë të PS, që në mbledhjen e saj kohe përfaqësonte opozitën si kryetar i Komisionit të Integrimit duke dhënë sinjale bashkëpunimi të politikës për integrimin.

Ky është rasti i dytë që qeveria i mohon Shqipërisë përfaqësimin bipartizan në Këshillin e Stabilizim Asocimit me BE-në, pasi vitin e shkuar ishte pikërisht kjo shumicë që vendosi të mos e bëjë pjesë të takimit Partinë Demokratike dhe opozitën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.