E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mustaf Lici vazhdon që të jetë i shoqëruar në komisariatin e Shkodrës
Lajme

Mustaf Lici vazhdon që të jetë i shoqëruar në komisariatin e Shkodrës

Që në orën 6 të mëngjesit forcat e policisë të Shkodrës kanë shoqëruar Mustaf Licin. Ai ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën e anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës Mustaf Lici dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij drejt komisariatit.

 

Sipas burimeve Mustaf Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me vrasjen e një dite më parë të Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Mehaj. Që pas shoqërimit dhe deri më tani familjarët e Mustaf Licit nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të.

 

Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime por ka qenë e pamundur. Po ashtu familjarët nuk kanë marrë asnjë lloj shpjegimi deri më tani rreth shoqërimit të Mustaf Licit dhe polici dhe mbajtjes së tij në mjediset e komisariatit prej të paktën 7 orësh e gjysëm.

Një ditë më parë në merkatën e Rusit u vra Fatos Verracakut, kushëri i Arjan Ferracakut, ky i fundit i vrarër në 1 shtator të këtij viti ndërsa dje mbeti i plagosur Fatmir Meaj. Motorri me të cilin dyshohet se autorët kryen këtë krim u gjet i djegur në Zooteknikë, pak metra larg banesës së Mustaf Licit. Gjetja e motorrit në afërsi të banesës ka bërë që policia të shoqërojë dje djalin e vogël ndërsa sot vetë Mustaf Licin.

Sipas burimeve që të dy kanë mohuar se kanë lidhje me vrasjen e Verracakut në Shkodër apo se kanë dijeni rreth autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje. Mustaf Lici vazhdon që të jetë i shoqëruar në komisariat duke u marrë në pyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.