E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15 ditë pas emërimit, jep dorëheqjen zv/ministrit i Arsimit :Nuk jam dakord me…
Politikë

15 ditë pas emërimit, jep dorëheqjen zv/ministrit i Arsimit :Nuk jam dakord me…

Vetëm dy javë pas marrjes së detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.

Muka e ka dorëzuar dorehëqjen e tij kryeministrit Edi Rama, ku shpreht se:

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Dy javë më parë, Muka u emërua në këtë post nga Kryeministri Rama, pas denoncimit që ai bërë për plagjiaturën e ish-zv/ministrit Ervin Demo.

Taulant_Muka-1-759x500

Në shkresën zyrtare Muka shkruan se “Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit”, ai ka zgjedhur që të largohet.

Ndërkohë një ditë më parë në profilin e tij të Facebook, ai kishte postuar një status ku tregonte se cili ishte projekti i tij i radhës si zv/ministër.

“Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëve shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë qe jetojnë në Shqipëri. Çuna suksese me përdorimin e “R Programming”! Shumë punë ju pret përpara!
#shkencashqiptare #arsimcilesor”, shkruante ai.

54548

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.