E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Leje për të pastruar pyllin, firma “zhduk” pishat në Rrogozhinë
Lajme

Leje për të pastruar pyllin, firma “zhduk” pishat në Rrogozhinë

Prerja e pyjeve dhe tkurrja e hapësirave të gjelbra në Shqipëri është një fenomen që vijon prej vitesh dhe askush nuk duket se ka në plan ta ndalë këtë masakër natyrore.

Rasti i fundit vjen nga Mushniku i Rrogozhinës, ku banorët e zonës kanë njoftuar mediat se ka më shumë se ka një muaj që pyjet priten pa kriter.

Sipas TCH, firma që ka kontratë me Bashkinë thotë se po i përmbahet asaj duke pastruar vetëm drunjte që ka rrëzuar erozioni, moti i keq apo zjarret. Megjithatë një vëzhgim në terren tregon se pemët e prera nuk janë vetëm ato të dëmtuara.

Tenderi ia akorduar nga bashkia e Rrogozhines vlen 300.000 mijë lek ndërsa firma përfiton dhe paratë e shitjes së druve që pastron nga pylli.

Të kontaktuar në telefon mbi bazën e këtyre fakteve përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë nuk japin sqarime. Inxhinieri i pyjeve në bashkinë Rrogozhinë, Artur Kaja, thotë vetëm se bashkia ka një urdhër nga Ministria e Mjedisit dhe kjo leje mban datën 29.12.2017, por nuk jep shpjegime nëse do të verifikohet pemët që duket se janë prerë në shkelje të kontratës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.