Kjo është femra e parë nga Shqipëria që bëri biznes në Kosovë
Tusha Aluku është emër i njohur në fushën e së bukurës, pasi ka kuruar pamjen e dhjetëra femrave të njohura të jetës publike, duke nisur nga aktoret, këngëtaret, e deri tek politikanet.
Tusha Aluku është nga Tirana dhe është drejtoreshë e studios së bukurisë dhe shkollës për parukeri (frizere) dhe estetikë “Vip Tirana” në Prishtinë.
Tusha e njohur në Tiranë e Prishtinë për profesionalizmin e saj në këtë drejtim, është ndër të paktat artiste të kësaj fushe që ka ruajtur shijet europiane.
Aluku, është ndër të parat femra nga Shqipëria që kanë zhvilluar biznes të suksesshëm në Kosovë, duke sjell një frymë bashkëkohore të të punuarit.
Drejtoresha dhe profesoresha e shkollës së parë për frizer “Vip Tirana”, nga ku kanë dalë frizerët më të njohur e më kreativ, ka punuar me një numër të madh artistësh, ndërkohë që është e para stiliste shqiptare që ka shkuar në Eurovision bashkë me Anjeza Shahinin, shkruan “Kosovarja”.
Tusha dhe “Vip Tirana” kanë marrë pjesë në shumë sfilata mode ku kanë rregulluar modelet pjesëmarrëse, ndërkaq vetë Aluku ka qenë pjesë e shumë paneleve vlerësuese në spektakle të ndryshme bukurie.
Jeta në Prishtinë për këtë femër të zonjën është interesante, por edhe sfiduese. Ajo ia del e vetme që të drejtoj jetën dhe biznesin e saj të njohur.
E, Prishtina, po që e ka mirëpritur stilisten e pashme nga Tirana. /Kosovarja/









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



