Basha me të rinjtë e Beratit: Nuk ka qeveri që mund t’ia dalë kundër popullit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD-së së Beratit, ku vuri theksin në keqqeverisjen e vendit.
Basha tha se shqiptarët kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për të rrëzuar këtë qeveri.
“Pushteti ku kthehet në dhunues i ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë. Ata që thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë”, tha Basha.
Gjithashtu kreu i selisë blu ritheksoi faktin se qytetarët duhet të behën bashkë për të luftuar dhe larguar të gjithë ata që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.
“Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata që mbajnë peng të ardhmen tuaj” tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



