E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Zgjedhjet ne PD/Verifikoni çdo kandidaturë, nëse kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit…

Kandidatët për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duhet t’i nënshtrohen Komisionit të Verifikimit të Figurave për të parë nëse e shkuara e tyre ka qenë e lidhur apo jo me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo është kërkesa që kreu i PD-së së Lushnjes dhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ka drejtuar dy Nënkryetarëve të PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

“Pas 27 vitesh pluralizëm mendoj që ardhur koha që PD si parti e parë opozitare të shkëputet përfundimisht nga ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Pas kësaj , fituesi më datë 22 korrik si kryetar i PDSH duhet që Këshillin Kombëtar, Kryesinë qendrore, kryetarët e degëve të PD dhe kryesitë e rretheve të verifikohen që të gjithë pa përjashtim për lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

Publik D dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo i kanë shitur shpirtin dreqit.

Boll më me njerëz me dy tre emra.

Pas 22 korrikut duhet të fillojë një periudhe e re për forcen tonë politike.

27 vite penetrim të :gaforreve, çorapeve, shkrimtarëve, revizorëve, financierëve, shisheve të qumështit, bozhureve , e lloj lloj lëtyrash qe kur ju përmend emrat e ” pagëzuar” nga sigurimi të vjen për të vjellë, janë shumë për një popull të vuajtur si shqiptarët.

Spiunet le të krijojnë partinë e tyre, se boll janë ushqyer e majmur nga vota e demokratëve”, shprehet deputeti Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.