Ndahet nga jeta aktori i njohur Sulejman Dibra
Aktori i njohur Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Aktori i njohur i qindra roleve ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj.
Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj.

Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit.
I martuar me pianisten Anita Tartari, ka një vajzë Enin, e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste.
Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashri i Artë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



