E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferi polak që  trafikoi 18 shqiptarë me kamion,   befason në gjyq: Kurrë nuk …
Bota

Shoferi polak që trafikoi 18 shqiptarë me kamion, befason në gjyq: Kurrë nuk …

Denohet shoferi polak qe me 11 nëntor të këtij viti u ndalua në terminalin e tragetit me tetëmbëdhjetë shqiptarë të fshehur në rimorkion e kamionit të tij.

 

Ai është dënuar me një dënim me kusht, në kohëzgjatje prej një viti, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

 

Shtetasi polak 20-vjeçar, me emrin Piotr, të mërkurën e kaluar është paraqitur në procedurë të menjëhershme gjyqësore.

Ai është dënuar pasi në rimorkion e tij kishte transportuar tetëmbëdhjetë shqiptarë, duke përfshirë një të mitur, të gjithë të fshehur dhe të grumbulluar në një kuti të vogël druri.

Më 11 nëntor, polaku u arrestua në portin e Loon-Plage. I riu, i punësuar enkas për këtë për këtë udhëtim, pranon të ketë vërejtur diçka të dyshimtë, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se mund të ishin njerëz brenda kamionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.