Zhvillohet për herë të dytë konkursi për gradën “Komisar”
Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

Mësohet gjithashtu se konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



