Dollapajn e konfirmoi KPK/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kandidatit për KLP: Nuk justifikon pasurinë
Komisioneri Publik kërkon apelimit e vendimit të KPK-së dhënë më 6 gusht 2018, që konfirmoi në detyrë Arben Dollapajn, Prokurorin e Aplit të Shkodrës, njëkohësit kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas kërkesës së Komisionerit Publik dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, “procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë përfundimet e arritura nuk janë në pajtueshmëri me provat e administruara”.
Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



