E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet furgoni me drogë në Qafë-Thanë
Lajme

Kapet furgoni me drogë në Qafë-Thanë

Gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.

furgoni-i-droges-770x430

Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. “BalkanWeb” mëson se furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një biznesi rrobaqepësie. Lënda narkotike po peshohet dhe nuk dihet ende sasia e saj.

 

Gjithashtu janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë dhjetëra forca policore si dhe FNSH-ja.

Furgoni Me Droge 2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.