E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk keni të drejtë të flisni”, Erdogan paralajmëron shtetet që …
Bota

“Nuk keni të drejtë të flisni”, Erdogan paralajmëron shtetet që …

Presidenti  i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se asnjë shtet apo organizatë që glorifikon anëtarët e organizatës terroriste FETO nuk ka të drejtë të flasë për demokracinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjë shtet apo organizatë që glorifikon anëtarët e FETO-s, të cilët tentuan të kryejnë grusht shteti në Turqi, nuk kanë të drejtë të përmendin emrin e demokracisë”, tha Erdoğan në një takim të përfaqësuesve lokalë.

Presidenti turk gjithashtu kritikoi vendet që mbështesin organizatën terroriste PKK, e cila, siç tha ai, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, duke mos bërë dallim midis foshnjave dhe të moshuarve.

Erdoğan rikujtoi se PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Bashkimin Evropian dhe tha se Turqia nuk i merr seriozisht ata që mbështesin PKK-në, dhe jo viktimat e kësaj organizate terroriste.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë fëmijë dhe gra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.