E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me vdekje te 4-rrugët e Shijakut
Lajme

Aksident me vdekje te 4-rrugët e Shijakut

Aksident me vdekje tek 4 rrugët e Shijakut, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Paraprakisht dyshohet se i aksidentuari është një person i moshës 50 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që mësohet se ai tentoi të largohej nga vendngjarja.

Policia e qarkullimit po heton shkakun e aksidentit rrugor.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje në qarkun e Durrësit gjatë ditës së sotme. Në mëngjes, një grua 56-vjeçare humbi jetën në Fushë-Krujë, pasi u përplas nga një automjet. Ajo ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.