E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Legalizimin të banesave te Unaza e Re? Rama: Janë shpifje dhe sajesa, nuk kam thënë…
Politikë

Legalizimin të banesave te Unaza e Re? Rama: Janë shpifje dhe sajesa, nuk kam thënë…

Në një takim që po zhvillon paraditen e kësaj të premteje me banorët e Libofshës, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh ndër të tjera se nuk është e vërtetë që ka premtuar legalizim të banesave dhe se nuk e ka mbajtur.

Ai tha se nuk mund të legalizohen banesa të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe se nuk mund të përdoret hapësira e truallit të përbashkët për të ndërtuar, duke iu referuar banorëve të zonës së Astirit në Tiranë.

“U tha se unë paskam thënë që shtëpitë nuk prishen dhe tani po i prish por kjo nuk është e vërtetë, është një shpifje dhe një sajesë, sepse në 8 vjet te qeverisë së mëparshme u legalizuan 21 mija banesa, ne kemi legalizuar 150 mijë në 4 vjet.

 

Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj pushtet. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto’, u shpreh Rama.

“Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, apo aty ku është plani për t’u ndërtuar rruga. As unk mund ta bëjë dot shteti që të legalizojë për të dhënë prona si pronarë, pasi i bie që i gjithë populli të punojë për të paguar ata që janë të palegalizueshëm. Por kur bëhet fjalë për shtëpi ka një përgjegjësi, në Shqipëri ka plot njerëz të nderuar që nuk e kanë shtëpinë e tyre dhe qiranë e paguajnë me rrogën e tyre dhe me taksën e tyre paguhet bonuesi për këta të tjerët”, u shpreh kreu i vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.