“Si po vjedh Rama te Unaza”, Basha, thirrje të fortë ndërkombëtarëve: Ku jeni, për çfarë paguheni
Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar hapur kryeminisn Rama, për të cilin deklaroi prere se është autori i vjedhjes te Unaza e Re përmes megaaferës 40 mln euro. Sipas tij, Rama po mashtron me shpresën se do t’ja hedhë pa u lagur. “Afera e Unazës së madhe është vjedhje direkte nga Rama. Gjithçka është negociuar nga Rama, vjedhja e Unazës së madhe përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe i pronave të 1 mijë familjeve, 317 pronave që do të prishen në kundërshtim me ligjin. 2 mijë euro për centimetër të këtij aksi prej 2 km, imagjinoni, çmimin me të cilin Rama po vjedh paratë e taksapaguesve. Skema e tenderimit është korruptive, pa garë, projekt i pakërkuar, Arrsh më pas gjoja hapi tender dhe u futën tre operatorë, secili me ofertë maksimale, operatori i katërt janë vëllezërit Hysa. Njëri nga tre operatorët i regjistruar në parajsa fiskale ka qenë nën sekuestro”- tha Basha.
Sipas tij, prokurimi ndodhi pa u miratuar leja e ndërtimit. Gjithçka me nxitim të madh që kapari të përfundojë në vilën e Surrelit.
Duke u ndalur në grabitjen e pronës, Basha theksoi se “kur ke në plan të vjedhësh 40 mln euro të erren sytë dhe nuk sheh as ligj as kushtetutë. Shpellarë pse se kërkojnë të drejtën e tyre sipas ligjit që ua ka premtuar dy herë kryehajduti dhe loloja e tij në Tiranë. Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin, shpronësohesh dhe pastaj të merret prona dhe zhvillohet projekti. Banorët duhet të dëshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer Është shpërndarë mashtrimi se këta njerëz janë zaptues, secili prej tyre e ka blerë pronët, paguan për 25 vite faturat, energjisë, ujit, fitues i ligjit të legalizimit, asnjë nga ata nuk është zaptues”- tha ai.
Në fund u është drejtuar me thirrje organizatave ndërkombëtare, qw sipas tij lejojnw vjedhjen e hapur. “Ku jeni, për cfarë pune paguheni, për cfarë jeni për të bërë pasarela, për të ngrënë e pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar sa e mirë është vera shqiptare, ja e keni një kryeministër hajdut dhe harbut dhe po rreh fëmijë dhe gra për të vjedhur”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



