E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama reagon sërish për Unazën e re: Aty nuk protestojnë më hallexhinjtë, por…
Politikë

VIDEO/ Rama reagon sërish për Unazën e re: Aty nuk protestojnë më hallexhinjtë, por…

Kryeministri Edi Rama  në rubrikën #Përgjigjaime në Facebook, ka zgjedhur që të replikojë me një komentues që i kërkon që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së re, që preken nga projekti.

komenti i pergjigjaime

Rama në përgjigjen e tij tregon se në Astir sot protestojnë politikanët dhe jo banorët e zonës.

 

Edi Rama pergjigjaime

“Një parti e tërë politike e ka kthyer zonën e Unazës së re në një betejë të luftës politikë. Tani atje nuk protestojnë më banorët real, hallexhinjtë e ditës së parë. Protestojnë politikanët ata që kanë një hall krejt tjetër nga ai banorëve. Protestojnë bashkë me politikanët zaptuesit me 3,4, 5 e deri me tetë godina pa leje aty dhe në Tiranë. Proteston administrata e protestuesve profesionistë të Bashkisë Kamëz. Grupi i gatshëm  që vjen për të mbushur sheshin, dhe po ashtu protestojnë dhe fanatikë të mbledhur andej e këndej nëpër Tiranë që ata luajnë rolin e popullit”, ësthë kjo një pjesë e përgjigjes së Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.