E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpeton Ridvan Boden  nga dosja e  korrupsionit
Politikë

Rama shpeton Ridvan Boden nga dosja e korrupsionit

Ritvan Bode është jo vetëm kundërshtari potencial i Lulzim Bashës, por dhe njeriu më i përfolur për korrupsion në 8 vitet e qeverisjes së PD-së. Sot u propozua nga Rama për anëtar të Këshillit Mbikqyres të BSH-së.

Bode një vit më parë u kallëzua penalisht nga Kreu i ILKPDI-së Shkëlqim Ganaj dhe dosja u mbyll nga Llalla pas një bakshishi të majmë. Nga kqyrja aparente rezultoi se llogaritë bankare të vajzës dhe gruas së dytë të ish-ministrit rezultonin përplot para pa origjinë të ligjshme dhe justifikim!

Sot dosja “Bode” është e rihapur në zyrën e Arta Markut e ngarkuar me çështje të tjera të rënda si ajo e CEZ etj.

Atëherë përse Rama i cili e di mirë CV-në e Bodes bëri këtë propozim?!

Ka vetëm një shpjegim: Diversion i hapur në kampin e shkatërruar të Bashës.

As Basha dhe as Berisha dixhital nuk do guxojnë të kundërshtojnë ish ministrin e “suksesshëm” të dy mandateve të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.