FOTO+VIDEO/ Akuzohet se hodhi kapsollën kundër efektives, ja vendim i Gjykatës për Daniel Drobajn
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, për 18-vjeçarin Daniel Drobaj.
18-vjeçari akuzohet se hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës e cila degjeneroi në dhunë para Kuvendit ditën e enjte.
***
Akuzohet se hodhi kapsollën kundër efektives, Daniel Drobaj shfaqet me dorë të thyer në Gjykatë
Daniel Drobaj, 18-vjeçari që akuzohet se ka plagosur efektive Ina Nuka, ka dal sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ne seancën që ka nisur pak më parë, Drobaj ka treguar nga kafazi i qelqtë dorën e fashuar, që duket se e ka të thyer.

Daniel Drobaj tregon dorën e thyer në Gjykatë
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



