E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI-ja merr në pyetje Gjiknurin: Na trego me detaje projektin e Unazës së Re!
Lajme

LSI-ja merr në pyetje Gjiknurin: Na trego me detaje projektin e Unazës së Re!

Deputetët e LSI-së të qarkut Tiranë i kanë drejtuar një seri pyetjesh, institucioneve për çështjen e banorëve të zonës së Astirit, që u preken banesat dhe bizneset.

Letra i është drejtuar ministrit Damian Gjiknuri, Drejtorit të ARRSH-së Afrim Qendro, Drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame,  Kryeregjistruesit Valdrin Pjetri dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe është firmosur nga deputetët e LSI-së së Qarkut Tiranë, Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi.

Në këtë letër, deputetët e LSI-së kërkojnë të informohen për projektin, duke renditur pyetjet si më poshtë:

Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në Zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës?

A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse?

Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti?

Sa prej këtyre pronave janë të pajisura me certifikatë pronësie?

A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me certifikatë pronësie?

Si janë trajtuar nga ALUIZNI ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.