Korrigjimi i kufirit Kosovë – Serbi, NATO e mbështet dialogun për dy palët
NATO mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare, shpresohet që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.
I pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.
Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin./Klan Kosova
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



