18-vjeçari Marios Isa që u eliminua me 2 plumba pas shpine
Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar me dy plumba në shpinë duke mbetur i vdekur në vend.
Është mësuar se viktima quhet Marios Isa nga Leskoviku.
I riu shqiptar luante me një ekipin grek të futbollit Heracles në Kavalla.
Mediat greke shkruajnë se viktimës i është gjetur në dorë një kartëmonedhë 50 euroshe.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.

Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes. Ai është gjetur i pajetë mes një pellgu gjaku në rrugë, në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.
Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.
E ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare, mediat greke shkruajnë mund të jetë një viktimë e përplasjeve për drogën.
Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. 63-vjeçari Petrit Zifle, u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



